Femijet 4 Shkurt 2021

Gigi Hadid rrëfen momentin e lindjes me epidural: Nga rraskapitja, nuk e kuptova kur Khai doli

Femijet

Në coveri-n e muajit Mars 2021 për revistën Vogue është një nga nënat më të reja të botës së modës dhe spektaklit, Gigi Hadid. Ajo ka rrëfyer për jetën e saj të re si mami i Khait, lindja e së cilës nuk kishte qenë e lehtë.

Hadid ka rrëfyer se vajza e saj lindi në shtëpinë e tyre në Pensilvani me asistencën e një mamie. Pranë saj ishin mami, motra e saj Bella dhe Zayn.

“E dija që do të ishte dhimbja më e madhe në jetën time, por duhet të dorëzohesh dhe të mendosh ‘Kështu është’. Megjithatë, e doja”, ka thënë ajo.

“Unë nuk e dija si do  të ishte lindja me epidural dhe mamia më tha se duhet të shtrëngohesha dhe të shtyja, dhe të njëjtën gjë do bëja edhe nëse do isha e shtruar në spital”, ka rrëfyer Ggi dhe pas 14 orësh dhimbje, Khai erdhi në jetë. E rraskapitur, ajo as që e kishte kuptuar momentin kur Khai kishte dalë nga barku i saj.

“Isha e rraskapitur, ngrita kokën dhe pashë që ai po e mbante në krahë. Ishte aq e ëmbël”, është shprehur modelja 25-vjeçare.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor