Personazh 29 Janar 2021

Djali i maleve, Afrimi na tregon mrekullinë e Shtegut të ngjyrave dhe Kukësin e panjohur turistik

Personazh

Përgatiti Ani Jaupaj

Afrim, ke disa nga fotografitë më të bukura të natyrës, udhëton për të udhëhequr grupe turisetësh, apo janë udhëtime private?

Jane tërësisht udhëtime private me miqtë e mi. Është pasioni për të zbuluar një Shqipëri ndryshe që më udhëheq.

Kukësi, si vendi yt, është në fokus më shumë se vendet e tjera. Nuk shkojnë shumë njerëz atje. Na trego disa nga atraksionet natyrore të vendit tënd?

Atraksionet kryesore, për sa i përket turizmit të natyrës është Parku Korab-Koritnik, duke përfshire Malin e Korotnikut, Kanionin e Vanave, Ujevaren e Beles, Reken e Shtrezes, Pyllin e Mështeknave ne Novosej, Gurin e Mengjesi ne Shishtavec, Malin e Kallbakut, Shtegun e Ngjyrave dhe me pas Çajen apo dhe Kroin e Kuq dhe Gjallicën. Ky përben aksin kryesor turistik të Kukësit.

Cilat jane vendet që shkon më shpesh?

Më tepër kam vizituar pjesën përreth Bjeshkeve të Namuna , alpeve, duke filluar nga Lepusha-Thethi dhe me pas Valbona. Më pëlqen dramaciteti që ato kane , lugina përreth të cilave qendrojne stoike , si kulla, majat me te larta te alpeve. Ne pranvere më pëlqen shumë dhe parku Korab-Koritnik , sepse i ka më të lehta si udhetime dhe me relaksuse. Udhetimet ne alpe jane sfiduese nëse synimi është arritja e majave me te larta.

Si kanë nisur udhëtimet e tua dhe si janë zhvilluar?

Kane nisur me udhetime te vogla, afër Tiranës, por më pas deshira u rrit bashkë me kuriozitetin dhe pasionin.

A ndryshon ritmi i shetitjeve tani që malet janë me borë?

Ritmi është i njejtë, pasi dhe udhetimet në borë janë tejet interesante, por sigurisht që duan më shume përgatitje, duan pajisjet e nevojshme per ta bere udhetimin apo ecjen sa me komode.

Në cilën periudhë udhetojnë më tepër njerëzit dhe si ishte ky vit për udhetimet?

Njerëzit udhëtojnë më shumë në periudhën e verës , atëherë është fluksi më i madh, pasi shumica marrin pushimet në atë periudhë. Ka qenë një vit i veshtirë për shkak të pandemise, dhe pamundesia për të dalë jashtë ka berë që shqiptarët të vizitojne me shume vendin e tyre. Për mua personalisht ka qenë nje vit i mbarë sa i përket udhëtimeve, pavaresisht situatës ku ndodheshim nga pandemia. Kam vizituar shumë vende që s'i kisha vizituar me parë. Befasia me e madhe ka qene " Shtegu i Ngjyrave" , nje mrekulli e ndodhur ne parkun " Korab- Koritnik", qe lidh fshatrat Novosej- Çajë. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor