A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Një pije që përmban ekstrakte marijuane është shndërruar në një nga artikujt më të shitur të Queen’s Windsor Farm Shop në Berkshire, një dyqan në pronësi të Mbretëreshës Elizabeth që shet produkte të pronave të saj dhe furnizuesve të tjerë.
Pija me kanabis, e aprovuar nga mbretëresha, është krijuar nga një kompani e quajtur Trip, e cila nisi në vitin 2019 dhe u bë shpejt një markë reference në Mbretërinë e Bashkuar.
Me bazë kanabidioli kompozuar nga marijuana (CBD), pija vjen në katër aroma të ndryshme dhe është shumë e njohur në Windsor Farm Shop.
CBD-e cila është e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar- është përbërësi i dytë aktiv i kanabisit, pas tetrahidrokanabinolit(THC). Tek ata që e përdorin ka efekte qetësuese, aq sa po zhvillohet një kërkim mbi efektet e tij të mundshme anti-ankth.
Ky infuzion kanabisi shitet në kanaçe me madhësi 250 ml me një kosto prej 2.19 sterlina (më pak se 3 euro). Këto pije janë mjaft ekstravagante dhe shumë të pazakonta për një dyqan si Farm Shop, veçanërisht sepse administrohet nga Mbretëresha.
Këto pije kanë dalë në treg disa muaj më parë dhe janë bërë shumë popullore. Ato me aromë pjeshke dhe xhenxhefili janë më të preferuarat. Njerëzit blejnë edhe shtatë ose tetë njëherësh, shprehet një burim.
CBD është trendi i fundit në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar për sa i përket shëndetit, bukurisë dhe ushqimit. Raftet e supermarketeve janë mbushur me kafe, kremra hidratues dhe xhel për qetësimin e dhimbjeve, të gjitha me përmbajtje CBD. Gjendet edhe në produkte si gin, humus dhe akullore.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...