Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Trajtimet mujore të fytyrës janë të nevojshme për një lëkurë të relaksuar, të hidratuar dhe të pastër. Ne dimë si ta zëvendësoni këtë trajtim me një përbërës të thjeshtë, por rezultatet do të jenë të njëjta. Duke e zhytur fytyrën tuaj në një tas me akull mund t’i siguroni vetes të njëjtat benefie me trajtimin profesional tek estetistja.
Përfitimet:
Largon qeskat dhe lodhjen e syve. Kjo është një rutinë perfekte mëngjesi. Akulli i ftohtë ju zgjon dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në fytyrë. Largon inflamacionin në fytyrë dhe redukton ënjtjen.
Lehtëson skuqjen, djegien e diellit ose lëkurën e irrituar nga akulli. Është gjithashtu një bazë shumë e mirë për fondotintën tuaj.
Mbyll poret duke parandaluar vajosjen e lëkurës dhe e tendos atë.
Është një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar rrudhat. Hidraton lëkurën dhe ruan elasticitetin e saj.
Largon lodhjen e shkaktuar nga puna ose pija e tepërt. Zhytja e fytyrës në akull në mëngjes fsheh pagjumësinë.
Përdorimi çdo ditë i tij e mban lëkurën të pastër dhe të freskët. I jep gjithashtu lëkurës një ton natyral rozë.
Si ta bëni:
Mbushni një tas me ujë të ftohtë.
Shtoni kuba akulli.
Zhysni fytyrën dhe mbajeni 10-30 sekonda.
Kapni flokët për të parandaluar lagien e tyre.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...