Aktualitet 23 Janar 2021

Historia e vajzës 10 vjeçare që ndërroi jetë për një sfidë, Italia kërkon nga TIK TOK rregulla të reja pas tragjedisë

Aktualitet

Rrjetet sociale janë kthyer në një rrezikshmëri të madhe për adoleshentët, por dhe për fëmijët, pasi janë lehtësisht të aksesueshëm dhe të pakontrolluar. Së fundmi ka ndodhur një tragjedi në Itali, ku një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën për shkak të një sfide në Tik Tok.

Sfida quhet ”blackout” dhe funksionon duke vendosur një rrip rreth qafës dhe duke e mbajtur frymën dhe njëkohësisht duke e incizuar veten me telefon. 10-vjeçarja nga Palermo ndërroi jetë nga asfikisa dhe pas kësaj ngjarje tragjike pati reagime të shumta.

Për këtë arsye agjencia italiane për privatësinë e të dhënave ka urdhëruar aplikacionin TikTok që të bllokojë llogaritë e gjithë përdoruesve, për të cilët nuk është e mundur identifikimi i moshës. Edhe pse TikTok është zotuar që do ta ndalojë regjistrimin e fëmijëve nën moshën 13-vjeçare, është e lehtë që ky rregull të anashkalohet. Prandaj u urdhërua që të bllokohen llogaritë e pavërtetuara të përdoruesve deri më 15 shkurt dhe të presë të dhënat e tjera nga autoritetet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor