Showbiz
Kur shkojmë me pushime në vende të ftohta patjetër që secili nga ne do të ndihet sa më komod, por më e rëndësishmja sa më ngrohtë. Kjo gjë nuk vlen për personazhet e njohur pasi për ata janë shumë të rëndësishme dhe mënyra se si duken apo fotografia që do të postojnë në rrjetet sociale.
Kështu ka ndodhur dhe për kengëtaren Nora Istrefi e cila së fundmi po kalon disa ditë pushime në Zvicër me vajën, Renée dhe nënën e saj.
Ajo është parë e veshur me një “jumpsuit” në ngjyrë të zezë, pa mëngë, dorashka, xhup dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë. Detaji në flokë është një rreth PRADA. Që duket bukur, nuk kemi asnjë dyshim, por ja që kjo veshje ka kushtuar sa qimet e kokës artistes.
Nora gjithnjë i ka kushtuar vëmendje veshjes dhe nuk ka kaluar asnjëherë pa u vënë re për stilin e saj unik.