Showbiz 23 Janar 2021

Ema Andrea flet për herë të parë rreth divorcit dhe marrëdhënies që ka sot me ish-bashkëshortin; diçka ende nuk ja fal vetes

Showbiz

Ditën e djeshme folëm rreth një lajmi ku aktorja Ema Andrea e ftuar në emisionin “Historia ime” kishte folur rreth shtatzënisë së saj në një kohë ku njerëzit kishin një mentalitet të vështirë dhe kohërat ishin ndryshe. (Kliko këtu)

Sot ajo e ftua sërisht në një emission tjetër “ Shqipëria Live”  ka ndarë historinë e vështirë të divorcit duke shpjeguar dhe si si janë sot marrëdhëniet me ish bashkëshortin e saj dhe babin e Sarës.

“Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm. Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar. Kemi shkëputur lidhjet disa kohë sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar.”- është shprehur ajo.

Aktorja tregoi se ajo për të cilën i vjen më shumë keq është fakti që atë periudhë s’ka mundur ta mbajë dot mërzinë vetëm për vete, por ia ka transmetuar edhe Sarës.

“E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar. Unë kam qenë dhe jam një person romantik, kam besuar në dashuri. Ëndrrat e mia kanë qenë të studioj jashtë, kur kam qenë adoleshente ëndrrat kanë qenë të lidhura me arti dhe pastaj me mënyrën e të jetuarit. Më ka pëlqyer të jetoj e pavarur edhe ëndërroja këtë jetën që nuk gjykojnë, nuk paragjykojnë. Në Shqipëri po të qeshësh në mëngjes, të thonë a ke pirë? Që do të thotë ka qenë shumë e vështirë të jesh vetvetja në shoqërinë tonë.

Unë ngela shtatzënë kur isha në fakultet në vitin e tretë dhe natyrisht që nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë zgjidhje pragmatike midis vetes dhe fëmijës, janë ato shenja që ti jep një Univers, besoj se ka qenë fati im më i madh sepse më ka bërë të hyj në një stad të mrekullueshëm shpirtëror, përgjegjësie, në raport me veten, në raport me shoqërinë dhe për të gjitha zgjedhjet që janë bërë më pas.

Nëna ime më ka thënë ne mund ta rrisim fëmijën bashkë, unë do të respektoj çdo dëshirë tënden. Bëhet fjalë për vite shumë të ashpra për të bërë të tilla zgjedhje por jam rritur nga ajo nënë. “- ka treguar Ema.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor