Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Lira Gjika/“Mjaft se më mërzite”, “mos bëj kështu, se mërzitet mami apo babi” “po edhe nëna me gjyshin mërziten” po edhe mësuesit e përdorin këtë shprehje. Të gjithë të rriturit i tregojnë fëmijës se ata mërziten, kur fëmija demostron një gjë apo do të tërheqi vëmëndjen e të rriturit, kur ka nevojë për ta, mirepo të rriturit nuk janë gjithnjë me humor të mirë. Fëmija duhet ta dijë se kur duhet të flasë dhe si duhet te flasë e sillet me të rriturin, që të mos e mërzisë, ndërsa të rriturit jo.
Ata janë të rritur dhe nuk kanë nge të merren në çdo kohë me fëmijën dhe ta mësojnë atë, fëmijën, me seriozitet e përgjegjsi. Këto shprehje janë të zakonshme në komunikimin tonë me fëmijët. Është e vërtetë, që përdoren gati në mënyrë të pavullnetshme nga të rriturit, por duhen shmangur nga komunikimi me fëmijën, nëse vërtetë i duam ata dhe, që të bëhen më të mirë e të zot se ne. Fillimi i mospërdorimit të këtyre shprehjeve do të jetë i vështirë, por mbas pak kohe, do të ndihemi mire, që nuk i përdorim, sepse edhe fëmijët do të jenë më të qetë e më të sigurt e të hapur me prindërit e të rriturit e tjerë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...