Showbiz
Blogerja Sara Karaj dhe partneri i saj Darti Malaj u bënë prindër në fund të 2020-ës. Ata sollën në jetë një djalë me emrin Thomas i cili ka ndryshuar tërësisht jo vetëm ditët e tyre, por edhe netët. Me anë të një videoje në YouTube, Sara kësaj here ka ndarë përvojën e saj të natës me Thomasin, krahas përvojave të tjera të prindërimit që ajo i ndan shpesh me ndjekësit.
Ajo dhe Darti tregojnë si i kalojnë netët me një bebe tre muajsh, mes të qarave, ushqyerjes, ndërrimit të pelenave, por edhe buzëqeshjeve që i vogli i tyre u dhuron. Nëse keni nevojë për të krahasuar përvojat tuaja me ato të të tjerëve në organizimin e natës me një bebe të vogël, ndiqni videon e Sarës: