Showbiz 22 Janar 2021

Gjyshe Xheraldina tregon pseudonimin që i ka vendosur mbesës, Poem Blu

Showbiz

Poem Blu, vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka një muaj që ka lindur, por gjyshja e saj Xheraldina, ende nuk e ka marrë në krahë. Babi i saj Ledri, u kthye në Kosovë, kurse ajo me Sarën janë ende në Gjermani. E ftuar në Live from Tirana, Xheraldina Vula tregoi se nuk ka ndërhyrë në vendosjen e emrit të së voglës, por ia ka gjetur një nickname.

Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi.” -u shpreh Xheri.

Edhe pse pandemia nuk i ka lejuar ta njohin akoma njëra-tjetrën, ato shihen gjatë gjithë kohës virtualisht, pavarësisht se kjo nuk mjafton për të nxjerrë mallin.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor