Showbiz 22 Janar 2021

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e serialit ‘Lost’

Showbiz

Kush e ka ndjekur serialin ‘Lost’ me siguri i mban mend edhe personazhet e tij. Një prej tyre ishte Rosseau, gruaja që jetonte në pyll dhe kërkonte vajzën e saj, Alex. Aktorja Mira Forlan është ndarë sot nga jeta në moshën 65-vjeçare. BBC raporton se ajo ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve nga virusi i Nilit.

Aktorja me origjinë nga Kroacia u nda nga jeta në shtëpinë e saj në Los Angeles. Përveç serialit “Lost”, Mira Forlan ka luajtur edhe në 5 sezonet e serialit “Babylon 5” në vitet 1994-1998. Më pas ajo solli në jetë djalin e saj të vetëm.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor