Showbiz
Seriali “Diamante dhe dashuri” ka qënë një nga më të preferuarit e publikut jo vetëm në Turqi, por dhe në botë. Gjithashtu personazhet kryesorë Elifi dhe Omeri vodhën zemrat e shumë teleshikuesve, të cilët do të donin t'i shihnin sërish bashkë. Nuk keni pse prisni më gjatë, dyshja e suksesshme e ekranit do të rikthehen bashkë me një serial të ri me emrin “Sefirin Kizi”.
Në një postim në rrjetet sociale, Tuba ka shkruar:
“Po filloj një udhëtim të njohur por krejt të ri. Ish-partneri im i dashur (në kinematografi) Engin, skenaristi, shoqja ime Eylem, Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në këtë sektor, kam kënaqësinë për të punuar përsëri me Star TV, i cili ka pritur shumë projekte më parë, ndiej entuziazmin e takimit me ju me një karakter krejt të ri … E hapur për të gjithë ne. Shpresoj të jetë një përvojë e paharruar.
Shihemi se shpejti..
Ajo do të zërëvendin e Neslihan Atagül e cila do largohet nga seriali për shkak të problemeve shëndetësore. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit e saj edhe vetë Tuba në rrjetet sociale ku shprehet entuziaste për rolin e saj dhe faktin se po punon me miq të vjetër.