Showbiz 22 Janar 2021

S'ka më vend për dyshime e baste mes fansave, Gigi Hadid zgjodhi ta zbulonte vetë emrin e vajzës

Showbiz

Më në fund pritja e gjatë mbaroi. Emri i vajzës së Zayn Malik dhe Gigi Hadid u zbulua dhe të gjithë jetuan të lumtur përgjithnjë. U deshën 4 muaj që fansat të spekulonin rreth çdo emri të mundshëm dhe asnjëri prej tyre nuk ia qëlloi.

Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar. Gigi e ndau lajmin e shumëpritur saktësisht katër muaj pasi njoftoi ardhjen e vajzës së tyre në jetë.

“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur,” -shkroi Zayn në një status më 23 shtatori. “Të provoj të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim,”- shtoi ai. “Mirënjohës për njohjen e saj, krenar për ta quajtur timen, dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku.”

Disa orë më vonë, Gigi postoi një foto të dorës së Zayn teksa mban dorën e Khait. “Vajza jonë u bashkua me ne në tokë këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë,” shkroi 25-vjeçarja. “Në dashuri”.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor