Showbiz 22 Janar 2021

Dimri e bën nostalgjike Ledina Çelon, ja si dukej këngëtarja e njohur në këtë foto të vitit 1997

Showbiz

U bë shumë vite që i mungon skenës shqiptare, por jo Shqipërisë pasi Ledina Çelo gjen çdo rast për t’u kthyer në Tiranë, qytetin ku u rrit dhe hodhi hapat e parë në muzikë. Ajo nuk ka ndryshuar aspak, ose thuajse pak nga Ledina e viteve më parë, që ndizte Pallatin e Kongreseve, por tani është shumëfish më e lumtur pasi është mama e dy engjëjve dhe ka në krah njeriun që do, ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi.

Megjithatë, duket se dimri e ka bërë paska nostalgjike artisten e njohur, e cila dje ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të para 20 viteve. Ajo që bie në sy përveç linjave fantastike që këngëtarja i gëzon edhe sot, ndonëse është mama e dy fëmijëve, janë flokët e errët.  Vitet e fundit ajo është shfaqur vazhdimisht bionde dhe e kishim harruar breune. Të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë komplimentuar, madje e kanë krahasuar edhe me modelen Irina Shayk.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor