Showbiz 21 Janar 2021

Njihuni me sozinë e mbretëreshës Elisabeth; Ajo që zëvëndëson madhërinë dhe asnjë nuk e kupton  

Showbiz

Ella Slack, 77 vjec, ka luajtur rolin e Madhërisë së saj për provat për ngjarje të mëdha, nga “Trooping the Color” e deri në hapjen e parlamentit.

Ella, e cila jeton në Royal Ramsey, ka një gjatësi dhe shtat të ngjashëm dhe thotë se ajo e gjetu këtë rol ndërsa punonte në BBC në vitet 1980 në departamentin që transmetonte ngjarje mbretërore. "Filloi sepse isha në BBC dhe erdhën për tëmë  parë mua dhe thanë se Mbretëresha ka dërguar një mesazh, për shkak se në një nga daljet e saj Elisabetha kishte probleme me diellin dhe nuk mund të qëndronte gjithë kohës përballë tij dhe kështu I duhej dikush për ta zëvëndësuar. ”shpjegon ajo.

“Shkova me karrocën e saj mbretërore dhe hipa në barkë deri në Kullën e Londrës. ”

Që atëherë, Ella ka zëvëndësuar Mbretëreshën në më shumë se 50 prova dhe ngjarje. Ndërsa asaj i është lejuar të bëjë këtë zëvëndësim ka një gjë që nuk I lejohët në mënyrë kategorike!

"Asnjëherë nuk më është lejuar të ulem në fron në Dhomën e Lordëve", thotë ajo.

" Është një rregull shumë i rreptë."

Çuditërisht, Ella nuk është paguar asnjëherë për kontributin e saj, por këmbëngul se roli i saj vullnetar mbretëror i dyfishtë ka qenë një "kënaqësi dhe një nder".

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor