Showbiz 21 Janar 2021

Edhe Lady Gaga kishte një mesazh në veshje gjatë këndimit të himnit; U zbulua se çfarë tregon pëllumbi në xhaketë

Showbiz

Dita e djeshme ishte e rëndësishme për Amerikën pasi u zhvilluar organizimi më madhështor për inaugurimin e Joe Biden  si presidenti i ri i SH.B.A.

Si gjithmonë janë përfolur shumë dhe veshjet e zonjës së parë por edhe të të ftuarve, njëra prej te cilëve ishte dhe Lady Gaga.

Veshja e saj u komentua sepse ishte shumë e bukur por gjithashtu tërhoqi vëmendjen prej detajit të një pëllumbi prej floriri i cili ishte vendosur në xhaketë.

Patjetër që ai e kishte një kuptim të fshehur:

“Një pëllumb që mban një degë ulliri. Shpresoj që të gjithë ne të bëjmë paqe me njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Twitter.

Para se të performonte këngëtarja u shpreh se ndihej e nderuar që i ishte besuar të këndonte himnin kombëtar për inaugurimin e Joe Biden si president.

“Të këndoj himnin kombëtar për amerikanët është nder për mua. Unë do të këndoj gjatë një ceremonie, gjatë një tranzicioni, një moment ndryshimi. Për mua, kjo ka një kuptim shumë të madh. Qëllimi im është që të pranojmë të shkuarën tonë, të shërohemi për të ardhmen tonë dhe të jemi pasionant për një të ardhme ku ne punojmë bashkë me dashuri. Unë do të këndoj tek zemrat e gjithë njerëzve që jetojnë në këtë tokë”, shkroi Gaga para performancës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor