Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Në një periudhë të vështirë për Covid-19 duket se në opinionin publik sëmundjet e tjera “nuk ekzistojnë më”. Mjekët pediatër kanë konfirmuar se ditët e fundit po qarkullon një virozë e cila nuk duhet anashkaluar. Pediatri Ylli Kaloshi i tha Gazetës “Si” se po qarkullon një virozë tek fëmijët e cila shoqërohet me temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre të vazhdueshme. Sipas mjekut kjo virozë është e njëjtë me gripin dhe nuk duhet anashkaluar në rastet e rënda.
“Përgjatë dy ditëve të fundit është vënë re një rritje ë numrit të pacientëve, pavarësisht se periudha nga fillimi i nëntorit deri në fund të marsit ka raste të shtuara të pacientëve për shkak të mbivendosjes së virozave. Kjo virozë është parë më shumë tek fëmijët e çerdheve dhe kopshteve dhe të shkollave në moshat 3 deri në 10 vjeç,” shpjegon Kaloshi.
Përgjithësisht temperatura e larë në shumë raste shoqërohet edhe me hundë të zëna dhe ulje të oreksit dhe dobësi të muskujve, që janë simptoma të njëjta me gripin e zakonshëm. Mjeku shton më tej se rastet që ka hasur, fatmirësisht, nuk kanë qenë të rënda.
“Gjendja lodh fëmijët dhe fatmirësisht, por nuk kanë kaluar në gjendje të rëndë. Në këto raste për format e lehta mund të përdoren lëngje, paracetamol dhe trisol për të stabilizuar të vjellat dhe diarrenë, ndërsa në format e rënda duhet patjetër këshillim me mjekun dhe të merren antibiotikë,” shtoi mjeku.
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...