Shëndeti i gruas 21 Janar 2021

Sa më herë t'ju vijnë periodat, aq më të rrezikuara jeni nga...

Shëndeti i gruas

Kur je adoleshente, ardhja e periodave për herë të parë të lumturon nga njëra anë pasi po rritesh e po bëhesh grua, por nga ana tjetër të frikëson ideja se çfarë do të ndodhë me ty çdo muaj. Ajo që mund ta mos e keni ditur është se mosha kur vijnë periodat për herë të parë ka një ndikim të rëndësishëm në shëndet. Kjo fazë e jetës ndikohet nga shumë faktorë, sidomos gjenetika. Kjo shpjegon edhe faktin që juve mund t’ju ketë ardhur cikli në të njëjtën moshë si mamaja ose motra juaj.

Sidoqoftë, faktorët mjedisorë dhe pesha e trupit luajnë gjithashtu një rol kyç. Kur pesha e trupit është mbi mesataren, cikli mund të vijë në moshë më të hershme se zakonisht. Ekspertët thonë se shtimi i obezitetit në shoqëri mund të jetë arsyeja pse tani vajzave po u vijnë menstruacionet me herët se më parë.

Mosha normale është 12 deri në 16 vjeç. Ardhja e periodave më herët ose më vonë mund të rrisë gjithashtu rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të zemrës në moshë më të madhe. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar vitin e kaluar tek revista ‘’Circulation’’. Gjatë studimit shkencëtarët monitoruan 1.2 milionë femra, të cilat i ndanë në dy grupe. 

jatë studimit shkencëtarët monitoruan 1.2 milionë femra, të cilat i ndanë në dy grupe. Femrat të cilave u kishin ardhur periodat kur ishin 10- vjeç ishin 27% më të rrezikuara të vuanin nga sëmundjet e zemrës ose të vdisin prej tyre. Kurse femrat të cilat kishin patur ciklin e pare në moshën 15 vjeç ishin 1% më të rrezikuara të vdisnin nga ndërlikimet e shkaktuara nga tensioni i lartë i gjakut.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor