Personazh 19 Janar 2021

"Duararta që s'pushon kurrë" njihuni me Terezën, mjeshtren e tezgjahut ruan traditën qindravjeçare të Zadrimës

Personazh

Nga ANI JAUPAJ

Terezja është një nga gratë e pakta, kudo në Shqipëri, që po ruan e po zhvillon traditën qindravjeçare të endjes së pëlhurave. Për shkak të porosive të shumta me të cilat është e zënë, ajo dhe gratë e tjera që punojnë në ''Artistike Zadrima'', u deshën ditë ta realizonim këtë intervistë për Living, por ja ku po mësojmë sot një nga zanatet më të vjetra që ende po ruhet.

Tereza, kur ke mësuar të punosh në tezgjah dhe prej kujt?

Punishtja është formalizuar në vitin 1993, por puna mbi të cilën është ngritur është një traditë qindravjeçare që karakterizon zonën e Zadrimës. Tezgjahu është përdorur që në mesjetë pothuajse në të gjithë Shqipërinë, ashtu si edhe në shumë vende të botës si një mjet për të prodhuar pëlhura. Secila zonë ka karakteristikat e saj të punimit por motivet e Zadrimës kanë qenë dhe janë të një larmie të veçantë.  Ka qenë një tradite e trashëguar ndër breza, ku vajzat përgatisnin pajën e tyre në tezgjah si dhe e merrnin tezgjahun me vete. Unë vetë personalisht e kam mësuar tek vjehrra ime zadrimore dhe u dashurova pas këtij zakoni.

Si i kujton fillimet e kësaj pune?

Ishin kohë të vështira ekonomike ku papunësia ishte shumë e përhapur sidomos për ne gratë. Atëherë na lindi ideja të bëheshim bashkë për të përpunuar diçka që do mund të kishte një treg të vogël. Në një mënyrë rastësore puna ime dhe e grave të tjera të zonës tërhoqi vëmendjen e misionarit italian Don Antonio Sciarra. Nëpërmjet donacioneve ai siguroi një godinë të vogël në të cilën bashkë me gratë e tjera, nisëm të punonin duke ngritur kështu punishten e parë të punës me tezgjah. Ishte viti 1993 dhe ishim në Blinisht të Lezhës, një fshat i vogël.

Në kohë të ndryshme, pra përpara viteve '90 e në vijim, si ka qenë apo si ka ndryshuar interesi i blerësit?

Qëllimi ishte që prodhimi i pëlhurës dhe artikujve artizanalë të fillojë të dalë në treg. Blinishti ishte një fshat i vogël, don Antonio dhe vullnetarët italianë të cilët vinin herë pas herë ishin blerësit e parë të këtyre produkteve. Gradualisht duke qenë ndër të parat punishte të kësaj natyre, tërhoqi vëmendjen e medieve dhe klientela filloi të rritej. Emigrantët filluan të ktheheshin herë pas here dhe të na vizitonin për të gjetur dhurata për miqtë e tyre. Klientët janë këshilluesit tanë më të mirë, në bazë të kërkesave dhe shijeve të tyre orientojmë edhe ne punën tonë. Sikurse thamë, baza ngelet prodhimi me dorë dhe motivet artizanale, kjo është ajo dhe çfarë e bën të veçante punën tonë, pasi prezanton një aspekt të rëndësishëm të kulturës së rajonit  dhe trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Pëlhura e prodhuar me tezgjah punohet përsëri në punishte ku dhe prodhohen artikuj e ndryshëm për tregun, të cilët janë edhe të veçantë në llojin e tyre, por edhe funksionale. Pra një çantë me motivet e Zadrimës nuk është një produkt që e gjen kudo. Kombinimi i ngjyrave nuk ka kufi në traditën dhe fantazinë tonë, kjo i bën këto produkte të përshtatem në çdo kohë dhe ambient. Gama e produkteve ka ardhur gjithmonë në ndryshim, si në ngjyra ashtu dhe në formë. Mundohemi gjithmonë të mbajmë hapin e tregut, të afrojmë gjithmonë modernen por pa lënë mënjanë traditën tonë, rrënjët tona sepse janë rrënjët ajo që ushqejnë pemën dhe e bëjnë atë të ngjitet lart e të shtojë degë të reja.

 

Po sot kush interesohet më shumë për punën e dorës?

Sot klientët janë nga më të ndryshmit. Të themi që turistët e huaj dhe Diaspora janë feta më e madhe, por edhe klientela shqiptare po rritet dhe sidomos rinia. Kohët e fundit po përhapet një rrymë e mirë dhe e fortë e blerjes dhe promovimit të artizanatit shqiptar. Edhe pse situata ekonomike nuk është ndër më të mirat, kemi vene re një rritje të blerjeve nga vajzat e reja shqiptare. Ajo që ngelet akoma problematike për ne është ruajtja dhe trashëgimi i këtij arti pasi të gjitha gratë që punojnë me ne janë në një moshë të madhe dhe nuk arrijmë të përcjellim këtë art të bukur, por dhe të vështirë brezave te rinj.

Na përshkruani, aq sa është e mundur, procesin e punës tuaj?

Baza e pelhurës me të cilat në krijojmë edhe artikujt e ndryshëm, është e punar me tezgjah dhe me dorë. Gratë me të cilat bashkëpunojmë dinë ta përdorin mirë tezgjahun. Disa nga ata e kanë në shtëpi dhe disa të tjerave jua kemi derguar ne. Puna fuksionon si zinxhirë ku bashkë ideojmë modelet, ngjyrat, cilësinë e fijes e me rradhë, duke i furnizuar edhe më lëndën e parë që janë fijet e ndryshme të perit. Gratë punojnë pëlhurën në shtëpitë e tyre sipas orareve dhe mundësive që ata kanë dhe në bazë të sasisë së prodhuar, bëhet edhe pagesa. Ka gra të cilat bashkëpunojnë me qëndrën që nga viti 1995. Puna jonë është një punë që kërkon një sinergji të vecantë. Secila grua ka një rëndësi të barabartë në çuarjen përpara të aktivitetit. Me vitet kemi parë dhe gëzuar së bashku benefitet duke u ndjerë si një familje. Është një punë që të lejon të hysh në shtëpitë dhe ne ato familje ku nuk ka asgjë më shumë pervec dëshirës për të punuar. Kur sheh që ndihmon sadopak jo vetëm ekonomikisht por edhe në motivimin e grave, duke i përfshirë dhe duke i bërë të ndjehen pjesë të kësaj familjeje që krijon një art më vete, motivimi dhe kënaqësia vijnë natyrshëm

A është e interesuar vajza apo nusja juaj për të mësuar apo bërë të njëjten punë si ju?

Jeta me ka dhene 3 djem, te cilet janë martuar dhe kan nisur jeten e tyre ne profesione të ndryshme. Nuset e tyre bashkepunojnë me qendren në menyra të ndryshme dhe mendoj se do mund ta cojnë përpara qendren duke vazhduar bashkepunimin me grate te cilat punojnë me ne ose qe do t'i shtohen familjes tonë ne vitet ne vijim. Ato nuk dijne të endin por e njohin mirë procesin, fazat e tij, pikat e dobta dhe sidomos vlerat dhe rendesine e trashgimnise kulturore.
Ato me ndihmojne në shumë aspekte që jane te lidhura me kete qe prej 30 vitesh po çoj perpara. Kemi 2 vjet qe jemi dhe ne rrjetet sociale, kemi nje vit qe kemi dhe nje vitrine ecommerce ku shesim produktet tona dhe kemi akoma shume programe “moderne dhe dixhitale” per te ardhmen. Duhet te vazhdoni te na ndiqni per ti pare ato dhe per tu bere dhe ju pjese e rrugetimit dhe evolucionit tonë. Qysh nga lindja jone kemi qene nje qender e lidhur me traditen por gjithmone ne kerkim dhe perputhje me te ardhmen, dhe kjo do vazhdoje te jete, sepse eshte ne ADN tone.

A po trashëgohet kjo traditë apo mendoni që me vitet do të humbase?

Duke qënë se puna jonë u vjen në ndihme shumë grave në nevojë të cilat për një arsye apo tjetër nuk kanë pasur mundësi të arsimohen sic duhet apo të marrin një profesin, është parë nga shumë institucione apo organizata si një aktor i rëndësishëm për të bashkëpunuar. Edhe këtu kemi patur fatin të bashkëpunojme me At. Antonio Leuci, drejtori i Caritas Shqiptar, i cili nëpërmjet projekteve zhvillimore ka mbështetur jo vetëm qëndrën tonë por ka ndikuar që kjo punishte të ofrojë kurse të ndryshme profesionale në tezgjah dhe rrobaqepësi, duke u bërë një qëndër me rëndësi të vecantë për zhvillimin dhe mbështetjen e grave. Jemi te bindur se me ndihmen e duhur nga organizatat, entet promovuese dhe opinion publika apo thjeshe revistave dhe gazetareve si ju qe interesohen per kete art, do te jete e mundur qe kjo mos te humbase por te trashegohet e te permiresohet nder breza e ardhshem.

Me ç'modele punoni sot? Çfarë prodhoni?

Sot gama e produkteve që ne ofrojmë janë nga me te larmishmet. Bashkepunojmë jashte shtetit me disa lloje produktesh si ato fetare, bashkepunojme me shume restorante te vendit apo dhe të Kosoves për arredimin e ambienteve te tyre, sikurse kemi nje linje aksesoresh si çanta, shalle, portofola, etj.  Nje produkt i ri qe kemi fiks dhe qe është pritur fare mire nga tregu jane lidhesat e foshnjeve “Babyërap”. Ky pordukt është shumë i perhapur jashte shtetit por po korr shume sukses edhe ne Shqiperi pasi shume nena te reja po interesohen dhe e deshirojne kete produkt qe sjel shume avantazhe, si per nenen ashtu edhe per femijën. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor