Personazh 18 Janar 2021

Vanesa realizoi ëndrrën, krijon punët unike në bizë me plastikë nëpër sokakët e Gjirokastrës

Personazh

Nga: Ani Jaupaj 

Nuk ka rëndësi nëse ke shumë për të studiuar apo punuar, nëse do vërtet të bësh diçka, edhe nëse nuk lidhet me qëllimin tënd parësor, do të gjesh kohën për t'i bërë të gjitha. Vanesa studion ende për ekonomik, por kjo nuk e pengon të krijojë. Prej pak muajsh ka hapur dyqanin më unik në Qafën e Pazarit, në Gjirokastër, pikërisht nëpër ato rrugë ku është rritur. Vetë nuk është fizikisht aty, por është përmes punëve elegante që tashmë po shpërndahen në të gjithë botën. Vanesa, tregon për Living artin e saj të veçantë dhe si realizoi ëndrrën e fëmijërisë.

Vanesa, me sa di përpara se të punoje në filigran nuk kishe asnjë lidhje profesionale me artet? Si nisi?

Unë ne fakt kam studiuar ekonomi, por arti gjithmonë ka qenë një nga pasionet e mia. Eksperienca ime me punimet me “3d pen” ka nisur shumë rastësisht, më shumë në formë argëtimi. Tani jemi në kohën e internetit, YouTube apo  Google, shumë platforma që na japin mundësi të zhvillojmë njohuritë. Por, duke qenë se vizatimi me plastikë nuk është i përhapur, nuk ishte aq e lehtë. Fillova të eksperimentoja me teknika të ndryshme derisa arrita në pikën që krijova “stilin” tim dhe tani qëndroj aty.



Si e mësove?

Nuk është fare e thjeshtë.
Për momentin jam akoma studente dhe kohen time e zënë studimet dhe Artified by Nes. Sigurisht në të ardhmen do të fokusohem si tek profesioni, ashtu dhe te pasioni edhe pse jo t'i lidh të dyja bashkë. Projektet e mia për Artified by Nes janë të shumta dhe mezi pres të bëhen publike së shpejti.



Mendon të vijosh punën që ke nisur, apo paralelisht bën diçka tjetër?


Jam shumë e lumtur që falë mbështetjes së njerëzve të afërm, unë mund të paraqes punimet e mia në një dyqan fizik. Por çfarë më bën akoma më të lumtur është feedback-u që më kanë dhënë klientët dhe personat të cilët kanë vlerësuar artin tim. Për më tepër, nuk ka gjë me të bukur se të realizoja ëndrrën time në rrugët ku jam rritur.

Nuk ke shumë kohë që ke hapur edhe dyqanin te Qafa e Pazarit, apo jo? Si shkon?


Punimet e mia lidhen me subjekte të ndryshme në fakt. Lidhen me kujtimet e mia, me vende që kam vizituar, me historinë, me përjetime. Por, më e rëndësishmja, lidhen edhe me kujtimet e personave që zgjedhin Artfied by Nes për të përjetësuar një çast nga jeta e tyre.



Cilat janë disa nga subjektet që ke punuar?


Sigurisht që te dyqani në Gjirokastër përzgjedh dhe krijoj punime që lidhen me atë qytet dhe me jetën time aty. Për publikun ndërkombëtar, po punoj që të kenë sa më shumë risi dhe mundësi zgjedhjeje.
Siç e thashë dhe më sipër tani kam krijuar një teknikë, një stil timin dhe bazohem aty. Por jam vazhdimisht në proces mësimi dhe përditësimi për të sjellë punime sa më interesante.



A duhet mësuar vazhdimisht puna me filigran, apo me të mësuar teknikat mund të bësh gjithçka? Çfarë materialesh përdor?

3d pen është ndoshta një mjet akoma i panjohur për shumicën e njerëzve. Në thelb është një stilolaps që me ane të temperaturës së lartë shkrin fijet e plastikes. Kryesisht përdor fije plastike PLA që shkrihen dhe marrin formën që i jap unë. Mbi të gjitha nuk janë të dëmshme për ambientin. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor