Showbiz 18 Janar 2021

Dje tregoi se është bërë baba, ja kush është ish-banorja e Big Brother që i ka rrëmbyer zemrën Sokol Ballës

Showbiz

Ditën e djeshme gazetari Sokol Balla njoftoi se ishte bërë për herë të tretë baba, lexoni "Gazetari i njohur bekohet me një tjetër fëmijë, zbulon emrin dhe gjininë" . Ai tha se ishte bërë me një vajzë, por sërish tentoi që të mos e tregonte emrin e partneres së tij të dytë,

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se partnerja e Ballës, me të cilën para një muaji ka sjellë në jetë dhe një vajzë është ish-banorja e ‘Big Brother 9’ Sidrita Sadikaj, e cila aktualisht është e punësuar në Bashkinë e Tiranës. Sadikaj, 27-vjeçare, është nga Suhareka dhe ka ardhur në Tiranë për angazhimin e saj në Big Brother në 2017-tën dhe prej asaj kohe duket se ka zgjedhur që të mos largohet më nga Shqipëria duke gjetur dhe dashurinë e jetës së saj. Ajo pati një lidhje kalimtare edhe brenda programit, me një model, por ndarja erdhi shumë shpejt pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme televizive e asaj kohe.

Edhe vetë Sadikaj është tepër e rezervuar në rrjetet e saj sociale, ku ende nuk ka postuar një foto të vajzës që ka ardhur në jetë, ndërkohë që në disa postime të tjera, nëse sheh me vëmendje fotot, janë të njëjta me destinacionet që poston Balla në rrjetet e tij sociale.

Duke folur për marrëdhënien që ka me fëmijët, Balla u shpreh gjatë ditës së djeshme, se tashmë ndihej i plotësuar. “Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur”.

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Brooklyn, ndërkohë që mbetet për t'u parë nëse në vijim Balla do të vendosë të bëjë publike fotografi të anëtares më të re të familjes./BURIMI "FAX WEB"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor