Showbiz 14 Janar 2021

Aurela po i tregonte vajzës look-un ndër vite dhe ja ç’i tha kur pa këtë foto

Showbiz

Rrallë se na vjen ndërmend këngëtare tjetër si Aurela e cila për çdo dalje të re, ka dhe një look të ri. Ajo ka eksperimentuar aq shumë me pamjen, veçanërisht me flokët, nga ekstremi në ekstrem, nga ngjyrat, tek prerjet, herë të kuqe e herë të zeza, herë të gjata e herë të shkurtra të ngritura përpjetë, herë me baluke e herë bishtaleca e me kapëse me ngjyra si vajzë e vogël...Aurela s’ka pasur kurrë kompleske. Dhe tani ajo ia tregon këto kujtime vajzës së saj, e cila kur ka parë këtë foto plot me bishta e kapëse me ngjyra nuk ka nguruar ta quajë të ëmën të çmendur.

Po shikonte vajza fotot kur mami ishte fringo, edhe kur pa foton nr 10, ndaloi pak edhe tha me sinqeritetin e fëmijës:

-Po ti paske qënë e çmendur!

-Bravo të keqen mami -i thashë.

-Vetëm ti kishe ngelur pa ma thênë

Edhe pse së fundi Aurela duket se ka gjetur rehat me look-un, në skenë vazhdon të jetë përsëri e çmendur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor