Shëndeti i gruas 14 Janar 2021

A ndryshon ngjyra e gjakut gjatë ciklit menstrual, çfarë tregon kjo gjë për shëndetin e gruas?

Shëndeti i gruas

Sipas gjinekologëve është normale që ngjyra e menstruacioneve të ndryshojë gjatë ciklit, megjithatë ekizstojnë disa shenja që tregojnë ky ndryshim lidhet me një problem specifik shëndetësor. Ja ngjyrat e mundshme që gjaku mund të marrë gjatë menstruacioneve dhe domethënia që ato kanë për ciklin dhe për shëndetin tonë.

Ngjyra e kuqe e hapur, është zakonisht në fillim të ciklit dhe tregon se gjaku nuk ka qëndruar për shumë kohë në mitër. Nëse ai ndryshon ngjyrë papritur kjo tregon se mund të kemi një shkëputje të një kisti në vezore.

Ngjyra e kuqe e errët, tregon se gjaku ka qëndruar për një kohë më të gjatë në mitër, zakonisht ndodh në fund të ciklit menstrual dhe tregon zvogëlim të hemorragjisë dhe nivel të lartë estrogjeni. Këto janë shenja shumë normale dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ngjya kafe ose e zezë gjaku, shfaqet përgjithësisht në fund të ciklit, dhe tregon se gjaku ka ndenjur për një kohë më të gjatë në mitër.

Ngjyra rozë e lehtë shfaqet para ciklit dhe tregon nivele shumë të ulëta të estrogjenit. Duke pasur parasysh se problemet e hormoneve sjellin ndërlikime të shëndetit, si cikël të çrregullt, lodhje dhe dhembje, gjinekologët këshillojnë që të kryhen vizita sapo të vihen re shenja të tilla.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor