Showbiz 13 Janar 2021

Robert Berisha s'po e pranon dot vdekjen e mamasë, prek zemrat e të gjithëve me këto foto

Showbiz

Disa ditë më parë Robert Berisha humbi njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën, lajm të cilin e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram: “Pusho e qetë mami jem, për ty me shkru kom shumë, po e la me kaq”. Gjatë kësaj kohe, kantautori nuk ka reshtur së kujtuari nënën e tij me foto dhe kujtime të ndryshme. Ditën e djeshme këngëtari publikoi një foto të së ëmës në spital që ndodhej pranë vajzës së tij të porsalindur Renée, të realizuar 6 vite më parë, në 2015-n.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, i ftuar para disa muajsh Roberti tregoi se mamaja e tij vuante nga kanceri, madje i ishte nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë të rëndë. Mesa duket Roberti nuk do ta pranojë humbjen e së ëmës dhe sërish ditën e sotme na ka prekur me një dedikim, kushtuar asaj. Krahas një fotoje të vjetër me mamanë e tij, ai ka shkruar:

“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor