Showbiz 13 Janar 2021

Ori Nebiaj e mbajti fjalën, ja ç'bëri për Islin kur mori vesh se ishte infektuar me Covid

Showbiz

Në qoftë se mendoni miqësia më e fortë në ekran është ajo e Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut, na lejoni t'ju themi që as Isli Islami dhe Ori Nebiaj nuk mbeten më pas, ndonëse nuk është qëllimi ynë të vendosim shenjat e barazimit mes rasteve në fjalë. Dyshja e njohur e "Wake up" shfaqen gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit jo veç në televizion, por edhe jashtë tij. Pak ditë më parë, Isli zbuloi se është infektuar me Covid-19, bashkë me të ëmën, dhe për këtë arsye ka munguar këto kohë në emision.

Por ndryshe nga të tjerët që humbasin shijen dhe nuk kanë neps për asgjë, Isli i kërkoi Orit që t’i bënte një byrek me spinaq dhe t’ia çonte në shtëpi. Ori i premtoi se do ia realizonte dëshirën, edhe pse nuk do e bënte vetë byrekun, por me ndihmën e mamasë.

Siç duket ajo e ka mbajtur fjalën dhe mbrëmjen e djeshme i ka çuar Islit në shtëpi byrekun me spinaq. I lumtur për këtë gjë, Isli e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e tij byrekun në Instagram dhe ka treguar se çdo premtim që jepet në “Wake Up” mbahet.

“Nuk e di si janë mësuar të tjerët, por çfarë premtohet në ‘Wake Up’ mbahet! Të lumshin duart teta Shpresa”, – ka shkruar Isli përkrah videos së byrekut.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor