Showbiz 13 Janar 2021

''Në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh” Robert Aliaj humbet personin e shtrenjtë

Showbiz

Ky vit ka qënë shumë i vështirë jo vetëm prej pandemisë dhe virusit por dhe për shkak se personat që kanë humbur njerëzit e shtrenjtë nuk kanë mundur t’i japin lamtumirën ashtu si duhet. Kjo gjë i ka ndodhur ditën e sotme dhe Robert Aliajt i cili me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen e tij:

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor