Showbiz 12 Janar 2021

Si asnjëherë më parë Irma Libohova flet për martesën dhe djalin "Besniku ka qenë i zgjuar"

Showbiz

"Gabimi i Mirelës", "Mollaxhiu", "Kush ka vajza, botën ka", "Një jetë me ty" etj, në qoftë se do të na duhej të rrëmonim më shumë në repertorin e Irma Libohovës, e sigurt që do të gjenim shumë më tepër se titujt e mësipërm. Gjatë këtyre 50 viteve në skenë, këngëtarja e mirënjohur i ka dhënë aq shumë muzikës dhe publikut shqiptar, këngë të cilat janë shkruar në kujtesën e çdokujt dhe zor se mund të harrohen lehtë.

Por ndryshe nga ajo që kemi parë në skenë, apo ekran, Irma është kujdesur që jetën personale ta mbajë larg vëmendjes së publikut. E ftuar së fundmi në "Top Channel",ku midis të tjerash është pyetur rreth dasmës së saj. Ajo u shpreh se ka kënduar vetë si në darkën e familjes së saj, por edhe te bashkëshortit.


“Jam martuar në 82-shin dhe e shikoj që nuk kam pasur emocione si nuse, kurse ai ka pasur, me cigare në dorë. Unë kam kënduar vetë në dasmën time, madje edhe tek familja e burrit dhe tek e imja. Kam qenë në estradë të shtetit në atë kohë. Ishte një familje burrash. Pas lindjes së djalit, të vetmes femra ishim unë dhe vjehrra. Besniku ka qenë njeri shumë i ndjeshëm si natyrë, inteligjent dhe shumë gjëra nuk i shfaqte i përtypte, ndërkohë që unë kam qenë një tjetër natyrë, ishte burrë i zgjuar”, -tha ajo.

Më pas në ekran u shfaq një foto e disa viteve më parë, ku Irma shfaqej me djalin e saj, në ditën e parë të shkollës. Këngëtarja tha se ka një marrëdhënie të mirë me të birin, i cili dëshiron që të qëndrojë larg medieve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor