Femijet 7 Janar 2021

E ngrëna dhe gjumi, 2 problemet kryesore që shfaq fëmija kur ndihet i pakuptuar nga prindi

Femijet

Nga Lira Gjika/Fëmija kur ndihet keq apo i pa kuptuar nga i rrituri, demostron dy çregullime që i rrituri nuk ia kontrollon dot, të cilat janë: e ngrëna dhe gjumi. Fëmija, kur shfaq këto dy sjellje, i rrituri duhet të kuptojë se ka një gjë, që nuk shkon. Dhe është dëtyrë e të rriturit që ta zgjidhë. Sjellja është pasojë edhe mosngrënia është një mënyrë të sjelluri. Pasi përjashtohet problemi shëndetsor, i rrituri me kujdes dhe durim përpiqet të ndihmojë fëmijën të rifitojë ritmin e më parshëm, pra të ngrënën e mirë. Nëna duhet të ketë kujdes dhe të shmangë fiksimin te e ngrëna. Kur refuzimi i ushqimit kthehet në sjellje, gjëja e parë që rekomandohet është qetësia e nënës. Ajo me shumë kujdes duhet ti rimësojë fëmijës rëndësinë e ushqimit.

Do të ishte mirë që ushqimin tja pregatiste ajo vetë. Dhe fëmija të ishte prezent gjatë pregatitjes. Një mënyrë mund të jetë kur të ushqehet nëna ta ftojë edhe fëmijën, djalë apo vajzë qoftë. Ato mund të hanë në një pjatë apo në pjatat e njëri tjetrit. Kjo lojë mund dhe duhet të bëhet vëtëm nga nëna. Gjithashtu mund të merret një vazo me lule dhe cdo ditë nëna dhe fëmija sëbashku duhet të kujdesen për lulen duke e vaditur çdo ditë në të njëjtën orë. Nëna duhet ti shpjegojë rëndësinë e këtyre veprimeve për shëndetin e lules.:- Tani duhët të ushqëjmë dhe lulen se përndryshe ajo fishkët e thahet dhe nuk rritet e bukur-. Me këto lojra dhe kujdesje fëmija rifiton qetësinë për të ngrënë e shijuar ushqimin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor