Femijet 5 Janar 2021

Jo antibiotikë fëmijëve me COVID, mjekët pediatër: Shmangni trajtimin me ilaçe pa rekomandim

Femijet

Përdorimi i antibiotikëve tek fëmijët me Covid pa rekomandimin e mjekëve mbetet një problem shqetësues. Mjekja pediatre Besjana Hoxha bën apel për të shmangur përdorimin e tyre, pasi mund të shkaktojë efekte anësore tek të vegjlit.

"Prindërit shpesh i trajtojnë fëmijët e tyre në shtëpi, edhe me antibiotikë. Është e gabuar sepse ato mund të kenë edhe efekte anësore. Cdo medikament antibiotik, apo edhe azitromicina mund të shfaqë efekte tek fëmijët. Nuk duhen përdorur pa rekomandimin e mjekut pediatër. Unë tek asnjëri nga pacientët nuk kam këshilluar antibiotikë.”

Mes afro 30 pacientëve të infektuar me Sars-Covid-2, të trajtuar nga mjekja Hoxha, 2 prej tyre kanë patur nevojë për trajtim spitalor, por vetë ajo nuk ka dhënë antibiotikë për asnjërin prej tyre.

“Unë vetë kam trajtuar afër 30 pacientë të vegjël të infektuar me covid që janë konfirmuar nga tamponi. Dy prej tyre kanë patur nevojë për trajtimj spitalor, por tani fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Unë zakonisht rekomandoj vitaminoterapinë.”


1390 fëmijë janë infektuar nga sars-covid-2 që nga nisja e pandemisë, pjesa dërrmuese e të cilëve asimptomatikë dhe janë trajtuar në shtëpi nga mjekët pediatër./Vizion plus/

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor