Femijet 30 Dhjetor 2020

“Respektoni sensin e masës"; Lira Gjika ka një këshillë për dhuratat e fëmijëve në fundvit

Femijet

Deshira e të gjithë prindërve në fundvit është që të gëzojnë fëmijët, me dhurata të ndryshme aq sa ndonjëherë ose shpesh e kalojnë masën . Kjo gjë është më vonë në dëm të prindërve por edhe të fëmijëve dhe pediatrja Lira Gjika shpjegon arsyen e saj në një postim:

“Prinder, gjysher, tani qe po vjen viti i Ri dhe ju doni tu beni dhurata femijeve apo niperve, perpiquni te respektoni sensin e mases. Shuma e dhuratave nuk duhet te kaloje “numrin kater”, pra duhen bere gjithsej kater dhurata, jo me shume

-Nje gje qe i pelqen,loder

-nje gje qe i duhet, liber

-nje gje qe mund ta veshe.

-nje gje qe mund ta haje, embelsire.

Perpiquni prinder dhe gjysher ta respektoni kete mase per dhuratat. Femijeve dhe niperve tuaj do tu vleje shume ne te ardhmen”, shkruan Lira Gjika.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor