Shëndeti i gruas 28 Dhjetor 2020

Çfarë duhet të diskutoni me gjinekologun në vizitën e parë të shtatzënisë

Shëndeti i gruas

Gjatë diskutimit me mjekun, ka shumë mundësi që të flisni për temat e mëposhtme:

-Detaje të shtatzënive të mëparshme.

-Kohëzgjatja tipike mes periodave. 

-Dita e parë e ciklit të fundit menstrual. 

-Përdorimi i kontraceptivëve.

-Barnat me recetë apo pa recetë, që po përdorni.

- Alergjitë që keni.

-Sëmundjet që mund të keni pasur apo që keni aktualisht.

-Operacione të mëparshme, nëse keni bërë.

-Mjedisi i punës.

-Mënyra e jetesës, si: gjimnastika, ushqyerja, pirja e duhanit apo duhanpirja pasive, si dhe përdorimi i pijeve alkoolike apo drogave.

-Rreziku nga sëmundjet që transmetohen në rrugë seksuale, në rast se ju apo partneri jeni në një lidhje të hapur.

-Sëmundjet aktuale apo të shkuara shëndetësore, si diabeti: tensioni i lartë, lupusi apo depresioni, në familjen tuaj apo të partnerit.

-Historiku familjar shëndetësor i të dyja palëve, për foshnja të lindura me anomali apo sëmundje gjenetike.

-Detaje nga ambienti familjar, nëse ndiheni e sigurt dhe nëse keni mbështetjen e duhur në shtëpi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor