Personazh 27 Dhjetor 2020

Ina ka ngritur fermën unike të mikrobimëve në Shqipëri; Filizat që zbukurojnë pjatat e festave

Personazh

Nga: Ani Jaupaj

Çfarë do ta bënte më tunduese një pjatë, më shumë se sa ca bimë mikro, filiza perimesh e bimësh që, nga ana tjetër, kanë shumëfishin e vlerave të bimës së rritur. Janë bimëzat 'microgreens' që kanë zbukuruar së fundmi pjatat e restoranteve që kërkojnë gjëra të reja, por edhe të gatimeve të shtëpisë. Ina na tregon për një cikël të të tërë nëpër të cilin kalon rritja e filizave delikate që e pasuron pjatën aq shumë, në të gjitha format.

Në Shqipëri, nuk kam dëgjuar të ketë dy, si biznesi juaj? Si nisi Hidrofarm, nga ç'model e me sa pasiguri?

Në Shqipëri, ne shpresojmë dhe besojmë se do shtohen bizneset e ndërtuara në të forta si pasioni, njohurit, dëshira për të konkuruar ndershëm.
HidroFarm nisi nga nevoja jonë personale për të pasur produkt të garantuar, jo nga fjalë goje, por nga institucione për produkt të pastër nga kimikatet e tepërta dhe pesticidet. Duke nisur nga boshllëku i tregut për një produkt të freskët e të sigurt menduam të ndërtonim me kujdes strategjinë e kompanisë.


Njohurit mbi teknologjine hidroponike na ndihmuan për të bërë shumë shpejt për t'u futur në trego, por realiteti nuk ishte ai që pritej. Nuk hasëm asnje produkt apo prodhues fruta perimesh të shoqerojë prodhimet me një flete analize produkti. Nuk hasëm asnjë dyqan fruta perimesh të garantonte në mënyre institucionale produktin. Nuk hasëm asnjë që të mbeshtestë kete model të ri që ofruam, pra produkti i fresket, fruta perime të shoqerohet me nje fletë analize për nivelin e pesticideve dhe kimikateve te demshme per njeriun. Vështirësia nisi pikerisht kur modeli jonë ishte i vetëm.
Të bësh biznes në fushën e bujqësisë është shumë e veshtirë në gjithë botën. Është sektori qe kerkon nje angazhim fizik dhe mendor shumë të lart. Në Shqipëri kjo vështirësi 10 fishohet, por kjo nuk na bën të ndalemi, përkundrazi shtojmë gamën e produkteve duke futur risi te reja çdo herë. Siç dhe eshte gama e re qe ne e kemi quajtur MicroGreenArt. Janë filiza të perimeve, erzave, luleve në fazat më fillestare te tyre.

Ato bimëzat që kultivoni ngjajnë kaq të bukura sa duket sikur jane vetëm dekorative. A mund të na thoni edhe ç'vlera ushqimore kanë?

Microgreens jane tendenca e 5 vjeçarit të fundit dhe do të jetë gjithëmon e tillë duke qenë se me studimet e fundit te Universiteteve Bukqesore, Biologjike, Mjekesise, Teknollogjise kane dal të gjithë në një rezultat: Këto bimeza siç i quani ju ose microgreen janë elementit i ri i kategorisë së ushqimeve SuperFood.


Studime të detajuara kanë zbuluar që microgreens kanë një nivel nga 4 deri në 40 here më të lart të vlerave ushqyese se sa e njejta gramature e bimës së maturuar. Gjithashtu kombinimi i tyre në dieten ditore dhe perdorimi i vazhdueshëm permirëson ndjeshem cilësinë e të ushqyerit duke përthithur një sasi më të madhe vlerash ushqyese nga nje sasi shume më e vogël perimesh, erzash, lulesh.


Microgreens gjen perdorim në kuzhinën tonë familjare por edhe restorante, duke futur edhe disa  elemente të domosdoshem, aromën, shijen dhe sigurisht përmisuar dekorin e pjates duke lene fantazine te hapur.
Microgreens kane arome të perforcuar, shije të fort, duke qene se e gjithë fuqia mbirëse që mbart një farë 15 diteshin e parë të jetës, përqëndrohet në një filizë të vetme.  Struktura e microgreens është e qëndrueshme dhe ruhet e tille per 15 dite nëkushte freskie. 

Sa varietete kultivoni?

Ne kemi perzgjedhur me shume kujdes gamen e varieteteve duke i ndarë ato në produkte elitare për perdorim restoranti, produket të thjeshta në kombinim për përdorim familjar.
Kemi 27 varietet sot të cilat bëjnë të mundur plotësimin e shportës bazë të perimeve, erza dhe pak lule. Jane varietet të cilat janë të shijshme për të gjitha moshat, nga fëmijet të cilët nuk preferojnë perimet e maturuara e deri te delikatesat që nje shef kuzhine eksploron me shijet. Dhe shume varietete të tjera janë gati për t'u futur.


A duhen njerëz të specializuar për t'u kujdesur për rritjen apo me t'u mësuar procesi?



Bujqesinë duhet ta kesh pasion dhe profesion përndryshe nuk mund të bësh atë që duhet dhe kur duhet.  Të kombinosh 27 varietete për të pasur prodhim ne të njejtën kohe nuk është fare e thjesht edhe në microgreens.
Kujdesi, vemendja, njohurit mbi farat, ujin, token, driten, lageshtin,  janë thelbësore për t'ju realizuar një mikro klime të favorshme microgreens. Mos harrojme që numri I farave në një vasket 50cm×20cm është as sa në nje 1000 metra katror tokë. Çdo varietet ka pikat e forta dhe të dobëta. Vëmendja duhet te jete maksimale.

Cilat janë kushtet në të cilat duhet të rriten bimët micro?

Për një produkt të pastër, pa perdorim të kimikateve, pesticideve, konservateve kushtet e rritjes duhet të jenë si në një laborator, higjena duhet të jetë maksimale. Ambjenti është i izoluar nga faktorë të jashtëm atmosferik. Drita është e duhura me ndriçim artificial, sipas orëve me dritë të nevojshme për çdo lloj varieteti. Temperatura dhe lageshtira mbahen ne nivele te duhura per te siguruar rritjen e nevojshme.  Ne kemi zgjedhur të qëndrojme ne kategorine organike, pra dhe farat jane organike. Gjithashtu subtrakti dhe uji jane te kontrolluar per paramtrat e tyre ne menyre te vazhdueshme.


Vasketat qendrojne për disa dite ne vartesi te varietit ne erresire te plote, per te mundesuar farat te mbijne. Pas mbirjes se plote te tyre vasketat dalin ne sektorin me ndricim me spektrium te plote per te lejuar filizat te bejne procesin e fotosintezes dhe per te marr ngjyren e tyre te kuqe ose jeshile sipas varietetit.
Gjate kesaj kohe vaditen me kujdes për 10 deri 20 ditë, sipas varietetit. Më pas prihen, vendosen në paketimet sipas kerkeses 20 gr ose 100gr, etiketohen dhe nisen per adresen e porositese.



Sa kohë keni që funksiononi në treg dhe sa jeni rritur prej atëherë?

HidroFarm është krijuar në 2014. Kemi rreth 6 vite në treg duke ofruar disa shë rbime bujqesore, Ndertimin e Serave me Sisteme Hidroponike, Prodhim perimesh organike,  asistence dhe Menaxhim Fermash bujqesore dhe se fundmi me prodhimin e Microgreens. Rritja është graduale dhe e vazhdueshme. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor