Femijet 22 Dhjetor 2020

Në nderim të të gjitha nënave që i rrisin fëmijet pa burrin e tyre dhe babanë e fëmijëve

Femijet

Nga Lira Gjika/Kur vdes një burrë i martuar, sidomos i ri, të gjithe i qajne hallin nenes se tij dhe jo gruas se tij, madje per te thone: “ e mi se ajo do gjeje burrë tjetër”. Është e vërtetë që ndodh edhe keshtu, por nuk eshte argument qe verteton se ajo nuk vuan madje me shume se te gjithe. Gruaja vuan më shumë se te gjithe, sepse asaj iu prish familja. Asaj i mbeten femijet pa baba. Eshte gruaja qe nuk i braktis femijet edhe kur martohet me nje burre tjeter, qe e kane merak te gjithë. Nënës të djalit të vdekur nuk i prishet familja, ajo familjen e ka të paprekur.

Dhimbja eshte shumë e madhe, por familja është në vend ndërsa per gruan jo, asaj i është prishur familja dhe femijet e saj jane pa baba, janë jetimë. Marrëdhënia burrë-grua eshte marredhenia qe krijon dhe rrit jeten e re dhe te gjitha emocionet dhe energjite e trurit dhe te mendjes janë përqendruar aty, pasi aty vendoset cilesia e se ardhmes, e vazhdimesise se saj. Një nënë që humbet djalin vërtet ka dhimbje pafund, por gruas që humbet burrin i është prishur familja në themel.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor