Shtatzania 22 Dhjetor 2020

Ku ndryshojnë kontraktimet e rreme nga ato të lindjes në një shtatzëni?

Shtatzania

Ndjesia e shtrëngimit në stomak ose përjetimi i kontraktimeve para datës së caktuar për lindjen mund të bëjë që gruaja shtatzënë të vendoset në panik. Ju filloni të pyesni veten nëse është tashmë koha që fëmija të lindë. Ka një probabilitet të lartë se ajo që po përjetoni mund të jetë ajo që njihet si kontraktimet e Brakston Hiks.

Këto kontraktime mund të ndodhin në çdo kohë ndërmjet tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Kontraktime të tilla ‘të rreme’ ndodhin kur mitra fillon të tkurret në mënyrë sporadike. Ndjesia e barkut gjatë kontraktimeve të tilla do t’ju lejojë të kuptoni sa ngushtë dhe sa pak vend po ngelet në trupin tuaj. Kontraktimet e tilla mund të jenë të padurueshme, të dhimbshme sikur jeni vërtet pranë lindjes.

Tani me siguri po mendoni se si mund të bëni dallimin midis kontraktimeve të vërteta të lindjes dhe kontraktimeve Braxton Hicks. E pra, ka në të vërtetë mjaft karakteristika dalluese mes kontraktimeve të vërteta dhe këtyre të ashtuquajturave kontraktime të rreme. Për shembull, kontraktimet e vërteta të lindjes kanë tendencë të bëhen më të forta dhe më të shpeshta, kur jeni gati për të lindur. Nga ana tjetër, kontraktimet e rreme janë rastësore por me kalimin e kohës zhduken.

Kontraktimet Brakston Hiks mund të jenë nga dy në gjashtë kontraktime brenda një ore. Këto kontraktime kanë tendencë të zhduken pas një ore. Megjithatë, nëse ju duket se kontraktimet nuk zhduken pasi ka kaluar një orë, atëherë me shumë gjasa po përjetoni dhimbjet e lindjes. Kontraktimet Brakston Hiks zgjasin rreth 30 sekonda dhe mund të ndodhin disa herë brenda një ore ose një dite. Nga ana tjetër, kontraktimet e lindjes mund të zgjasin nga disa sekonda në një minutë të tërë.

Kontraktimet e lindjes mund të ndryshojnë shpejt në intensitet ose kohëzgjatje. Kjo do të thotë se ato herë mund të përballohen lehtë dhe herë me dhimbje. Ndërsa kontraktimet e rreme nuk ndryshojnë në intensitet dhe zakonisht mund të përballohen nga nëna.

Mund të ketë raste kur mund të ngatërroni dhimbjen nga shkaqe të tjera me kontraktimet. Meqenëse fshikëza është afërsisht në të njëjtin vend si mitra, një nënë që mund të vuajë nga ndonjë lloj emocioni gastrointestinal ose tërheqja e muskujve dhe mund të mos jetë në gjendje të tregojë dallimin mes problemeve të tilla dhe kontraktimeve.

Nëse dhimbja që ndjeni nga kontraktimet në të vërtetë vjen nga një vend pak më i ndryshëm nga sa ka qenë më pare, thuajani mjekut. Me informacion të saktë, një mjek mund të kryejë një diagnozë të duhur të dhimbjes suaj dhe të japë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Një tjetër mënyrë e lehtë për të dalluar midis kontraktimeve Brakston Hiks dhe dhimbjes së lindjes  është të ndryshoni pozicionin tuaj gjatë kontraktimit. Nëse qëndroni në këmbë ose uleni dhe ndjeni se dhimbja është zvogëluar ose zhdukur plotësisht atëherë keni pasur kontraktime të rreme. Megjithatë, nëse dhimbja vazhdon pa marrë parasysh se në çfarë pozicioni jeni, atëherë është shumë e mundshme që po përjetoni dhembje të lindjes.

Është e rëndësishme për një nënë që të mbajë një llogari të kohëzgjatjes dhe intensitetit të kontraktimeve të saj para se të vendosë të shkojë në spital.

Sa i përket dhimbjes, nuk duhet të shqetësoheni për aq kohë sa është jo në mënyrë të vazhdueshme. Këto kontraktime të rreme janë vetëm një mënyrë për të treguar se trupi juaj përgatitet për të duruar dhimbjen në datën e duhur./BURIMI "PËR NÊNAT"

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor