Personazh 21 Dhjetor 2020

EKSKLUZIVISHT në LIVING; Albani dhe Bieta, përjetësisht të dashur

Personazh

GAZETARE: ELONA JAÇELLARI

FOTOGRAF: ARMAND HABAZAJ

STILIST: NIKO KOMANI

MAKEUP ARTIST: JONIDA ILJAZI

VENDNDODHJA: ARTE HOTEL

Dritat e dekoreve janë ndezur dhe ndërsa numërimi mbrapsht ka filluar, shtëpia e tyre gumëzhin nga hareja dhe dashuria ka mbushur çdo kënd të kësaj foleje. Ndoshta kaq mjafton për ta bërë jetën të përsosur, ashtu siç është e tyrja, e lidhur me një fill të fortë dhe të pandashëm dashurie.

Nëse hyn pa trokitur në shtëpinë e Bietës dhe Albanit, të dashuruarit e përjetshëm do t’i gjesh duke u endur nëpër kuzhinën plot aromë, ndërsa mbajnë në dorë një gotë verë. Ky është rituali i përjavshëm i fundjavave për dy mod - eratorët e njohur të ekranit, që ndajnë jetën së bashku prej më shumë se një dekade, e megjithatë koha nuk e ka ndryshuar ndjenjën e tyre. Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë simbiozë per - fekte e një dashurie që ngre altar çdo ditë në jetën e tyre. Me Joelle, vajzën e Albanit, Kroin, pasardhësin e dashurisë së tyre dhe Charlie-n, pjesëtarin me katër putra të familjes, shtëpia nuk ka nevojë për shumë zjarr, që të ketë ngrohtësi.

Programet që ata drejtojnë u veshin një lloj stature, krejt ndryshe nga ajo që kanë në përditshmëri. Janë të thjeshtë, spontanë, me shumë humor dhe mes tyre ekziston një kimi e fortë. Gjithë kohën i drejtohen njëri-tjetrit me miklime e fjalë të ëmbla, por nuk mungojnë edhe rastet kur flasin me shikime.

Një dashuri si ajo e Bietës dhe Albanit, është ngrohtësia që sfumon në mënyrë të përsosur çdo ngjarje që nuk ka lënë shije të mirë gjatë 2020-s. “Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh, - ndan Albani për lexuesit e ‘Living’. - Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur.” “Ka edhe një sekret tjetër, - thotë Bieta.- Në punë nuk kemi bërë kurrë biseda shtëpie dhe në shtëpi nuk bëjmë biseda pune.” Është e jashtëzakonshme se si moderatorja dhe autorja e programit “Ftesë në 5”, dikur gazetare dhe kryeredaktore e “Top Show” në “Top Channel”, dhe autori e moderatori i “Spot - light”, dikur edhe shef i saj në programin “Top Show”, kanë mundur të ruajnë të pandryshuar dashurinë e tyre, pavarësisht nga orët e shumta të qëndrimit bashkë. Kanë kaluar rreth 15 vite me njëri-tjetrin, të pandarë asn jë ditë, nga mëngjesi në darkë. Mirëpo tani rutina e tyre ka ndryshuar, pasi pas 20 vjetësh moderatori i dashur i mbrëmjeve të vona shqiptare, la ekranin e “Top Channel”-it, për ta zhvendosur karrierën e tij në “Vizion Plus”, me programin e tij më të ri “Spotlight”. “Mëngjesin vazhdojmë ta kemi të pandarë, - tregon Albani. Jemi bashkë në shtëpi, bëjmë kapuçinot, brioshët, bëjmë gati djalin për në kopsht, pastaj ndahemi për në punë.” “Më duket se unë jam ajo që e ndiej më shumë këtë ndarje, - rrëfen Bieta, - sepse kam mbetur në të njëjtin vend dhe e ndiej mungesën aty. Duke qenë në një ambient të ri, Albani është i fokusuar në punë, ndërsa për mua ka « ngelur vendi bosh. I kemi pasur edhe zyrat ngjitur(qesh). Më mungon...

Intervistën mund ta lexoni duke klikuar KËTU

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor