Pjata kryesore 18 Dhjetor 2020

Një nga marinimet më të mira, ja çfarë ju duhet për të gatuar gjelin më të shijshëm

Pjata kryesore

Gjeli i detit është pa diskutim një nga gatimet që nuk mungon kurrë në tryezën festive. Megjithatë  përveç cilësisë së mishit të tij, ajo që e bën të shijshëm është marinimi. Më poshtë do t'ju propozojmë një recetë që do t'ju pëlqejë të gjithëve.

Për marinimin ju duhen: gjethe dafine, piper të zi kokërr, karafil, lëkura limoni dhe portokajsh, 4 litra ujë, treçerek filxhan çaji me kripë.

Merrni një tenxhere të madhe, të cilën mund ta fusni në frigorifer. Tenxherja duhet të jetë e madhe mjaftueshëm sa gjeli të jetë i zhytur në tretësirë. Shpëlajeni gjelin me ujë të bollshëm dhe më pas futeni në tenxhere. Shtoni erëzat sipas preferencës.

Vendosni një litër ujë në një enë tjetër, shtoni kripën dhe lëreni të valojë deri sa ajo të shkrihet. Më pas prisni pak sa uji të ftohet dhe hidheni në tenxheren ku keni vënë gjelin e detit.

Sipër, hidhni tre litrat e mbetur të ujit dhe sigurohuni që gjeli është tërësisht i zhytur në tretësirë. Vendosni një pjatë sipër gjelit që të peshojë mbi të dhe më pas vendosni kapakun. Gjeli i detit duhet marinuar për 12-24 orë në frigorifer. Më pas, përpara gatimit, shpëlajeni gjelin me ujë të bollshëm dhe thajeni me letër kuzhine.

Nëse dëshironi që lëkura e gjelit të detit të jetë krokante kur të piqet, mund ta lini gjelin të thahet vetë për 24 orë të tjera. Mishi i marinuar i gjelit ka tendencën të gatuhet më shpejt, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm gjatë pjekjes.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor