Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Nga Elona Jaçellari/ Fotografia Armand Habazaj
Jemi në prag të festave të fundvitit dhe në këtë kohë kur të gjithë presim mrekullinë, në familjen e tyre mrekullia ka ndodhur. Poshtë pemës së Krishtlindjes, mes tyre ka zbritur një engjëll.
Kjo është familja e bukur e Ermela Priftit dhe Gentian Karajt, drejtorit të përgjithshëm të Albanian Motor Company, një çift që pas 14 vitesh nga koha kur sollën një jetë një vajzë, bekohen me një mrekulli të dytë. Si të gjitha familjet edhe në të tyren, 2020-ta ka pasur shumë sfida, ka sjellë humbje të rënda, por edhe një gëzim të papritur me emrin Soleil.
Soleil është vetëm 10 muajshe, dhe është ylli i festave, ndonëse familja sapo ka humbur një njeri të shtrenjtë ne këtë periudhë. Ai është babai i Ermelës, i cili ndërroi jetë si pasojë e Covid-19, e megjithatë në familje dritat e atmosferës festive nuk u shuan. Në këtë shtëpi, gjen njerëzit model, që dinë të ndajnë gëzimin nga hidhërimi.
“Edhe pse ka qenë një vit i vështirë dhe kemi kaluar, e po kalojmë sfida, këto janë festa që duhen jetuar, sepse sjellin energji pozitive dhe mund të duket pak fëmijnore, por unë besoj shumë në mrekullinë që kjo lloj feste sjell në jetën e gjithsecilit. Edhe me një ngushëllim, edhe me një ndjenjë ngrohtësie shprehur pak më ndryshe, të gjithë mund të ndihemi më mirë. Si çdokush edhe unë pretendoj që viti që do vijë, të jetë më i mirë se ai që kaluam. Jeta është plot të papritura, por mundohemi që shpresa dhe optimizmi të na mbajë përqafuar”- rrëfen Ermela.
Ndërsa Genti, edhe ai një natyrë tepër optimiste, thotë se, nuk e prisnin këtë fundviti të tillë. “Kaluam situatën e Covidi-it për vete dhe u kujdesëm shumë për prindërit që të mos i infektonim. Edhe kur u sëmur babai i Ermelës, unë besoja se do e kalonte, por fatkeqësisht nuk ja doli.”
Megjithatë, thonë që mrekullitë ndodhin për ata që i besojnë dhe kjo familje e bukur beson në të tilla, sepse jeta ua ka provuar këtë gjë.
“Mund ta quajmë një vit të vështirë këtë që po lemë pas,- shprehet Ermela,- por për ne ka qenë edhe vit i mrekullive. Pas 14 vitesh që kishim sjellë në jetë Noelin, vajzën tonë të parë, mësuam që do të kishim një bekim të dytë, në një kohë që nuk e prisnim fare të ndodhte. Para 10 vitesh unë kam bërë aksident dhe mjekët më thanë të mos lind fëmijë tjetër, pasi pata dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore. Por Soleil ishte një bekim, sepse nuk më dha asnjë problematikë, përveç një komplikacioni që pata në javën e 27-të të shtatzënisë.”
Një vit më parë, ndërkohë që familja bëheshe gati për pushimet e tyre më të gjata drejt Amerikës, Ermela nuk ndihej mirë dhe ankesat e saj nga i shoqi dhe vajza pasoheshin gjithmonë me një frazë: ‘Mos bëj sikur je shtatzënë!’
“Ndjeheshe gjithmonë e fryrë, dhe unë i thoja ‘Mos ha kaq shumë se pjatat në Amerikë janë të mëdha’ dhe e përdornim si shaka ‘Mos je shtatzënë?’, dhe ajo kishte qenë vërtet. Çuditërisht, ky udhëtim na shkoi perfekt, sepse zakonisht në çdo udhëtim të gjatë që bëjmë, gjithmonë na ndodhte diçka. Paska qenë Soleil shansi- tregon Genti dhe qesh.- Kur kthehemi Ermela shkon të bëjë një vizitë, sepse nuk ndihej mirë dhe kur del thotë: ‘Të na rrojë goca. Cfarë thua moj i them?’ Ishte tre muajshe, i dukej dhe gjinia.”(qesh)
Por, dikush në familje e parandjeu ardhjen e një pjestari tjetër, madje deri diku edhe ishte lutur për të. Ajo ishte Noeli, motra që ka një dekadë e gjysmë diferencë me motrën e saj.
“Kur ishim duke bërë gati valixhen për në Amerikë, Noeli më thotë se do të donte të ishim shtatë pjestarë në familje,- tregon Ermela.- I them që nëse do ishim shtatë, ajo ta harronte udhëtimin e Amerikës, por Noeli e parandjeu që do kishim edhe një pasardhës dhe kur mori vesh lajmin, ka qarë shumë nga gëzimi.”
“Me ardhjen e vajzës së dytë, na ka ndryshura jeta,-vazhdon Genti.- Tani jemi mes dy botësh. Nga njëra atë kemi një adoleshente, nga ana tjetër një bebe, që na ka bërë t’ja nisim gjithçkaje nga e para. E gjitha kjo na jep një ndjesi komplet ndryshe. Soleil erdhi në jetë më 20 janar të këtij viti, kështu që 2020-ta nuk ka qenë aq i keq për ne. Ka patur një fillim fenomenal.”
Ermela, punonjëse në sistemin bankar prej vitit 2003 dhe menaxhere e departamentit të projekteve në një bankë të njohur në vend, nga ana tjetër Genti, drejtuesi i një prej kompanive më të suksesshme (“Albanian Motor Company”, përfaqësuese ekskluzive për Shqipërinë e markës së makinave, Ford dhe Hundai) janë një çift model, që rrezaton përkushim dhe dashuri. Sado që karrierat u zënë pjesën më të madhe të kohës, familja për të dy është vendi i shenjtë, ku sheshohet çdo gjë.
“Kjo është sfida, të mundesh të balancosh binomin punë- familje dhe madje t’i harmonizosh të dyja. Për hir të së vërtetës merita më e madhe në shtëpi i takon Ermelës, sepse kompania që drejtoj e që është lider në treg, përbehet nga 40 veta dhe më mban shumë të zënë. 40 veta, do të thotë 40 familje të tjera për të mbajtur, ndaj edhe përgjegjësia për mua është shumë e madhe.”
Kur ka dashuri, jo vetëm që tejkalohet çdo sfidë, por madje arrihet të realizohet pasja e një jete të qetë, ashtu siç çdokush do ta dëshironte. Ermela dhe Genti janë bashkë që prej vitit 1997. Janë njohur në periudhë të vështirë, e vështirësitë nuk rreshtin në jetë për askënd, por ata të dy, arrijnë gjithmonë të ndezin dritën e gëzimit mes tyre. Edhe kur jeta ju sjell drama, ata arrijnë t’i përballojnë me shumë kurajë, duke besur në ditë më të mira. Këtë e presin gjithmonë me një trokitje gotash dhe një buzëqeshje që lëshohet në ajër dhe mbush me optimizëm, jo vetëm ata, por këto që i rrethon.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...