Shtatzania 14 Dhjetor 2020

Gjinia e foshnjës: A mund ta zgjedhin dot prindërit?

Shtatzania

A ekziston ndonjë mënyrë për të përcaktuar gjininë e foshnjës? Ose edhe të rrisni shanset për të pasur djalë apo vajzë? Përgjigjja është e prerë, “jo”. Çiftet nuk mund të bëjnë asgjë për të përcaktuar gjininë e foshnjës. Të moshuarit tregojnë lloj-lloj rrëfimesh, sipas së cilave gjinia e fëmijës mund të përcaktohet që nga mënyra e të ushqyerit të gruas e deri te pozicioni i seksit gjatë ngjizjes. Por të gjitha këto teori mbeten të pavërtetuara. Gjithashtu, studiuesit kanë zbuluar se edhe seksi që planifikohet të kryhet disa ditë para ovulimit, me qëllim që të ngjizni djalë, apo në ditët pranë ovulimit për të ngjizur vajzë, nuk ka vlerë. Në shumë pak raste, çiftet përballen me problemin shqetësues se mund t’i trashëgojnë fëmijës, zakonisht një djali, ndonjë tipar gjenetik. Në këto raste të veçanta, çiftet mund të përdorin ndërhyrje të kushtueshme të teknologjisë së lartë, për të rritur shanset që të ngjizin një vajzë. Për shembull:

- Diagnoza gjenetike e paratransplantimit: falë kësaj teknike, e cila përdoret në kombinim me fertilizimin In Vitro, embrionet analizohen për sëmundje të veçanta gjenetike dhe për gjininë e tyre, para se të vendosen në mitrën e një gruaje.

- Përzgjedhja e spermës: teknikat e ndryshme për përzgjedhjen e spermës, të cilat kërkojnë inseminimin artificial apo fertilizimin In Vitro, mund të përdoren për të ulur shanset e trashëgimit të një sëmundjeje gjenetike. Gjithashtu, përmes tyre mund të zgjidhet edhe gjinia e fëmijës. Megjithatë, këto teknika përdoren shumë rrallë, sidomos kur përzgjedhja e gjinisë së foshnjës bëhet për arsye personale dhe për asnjë arsye tjetër.

Nga libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor