Femijet 9 Dhjetor 2020

“Fëmija i pastër nuk tregon se prindërit janë cilësorë, përkundrazi…”; Lira Gjika ka disa fjalë për ju që i ushqeni vetë fëmijët

Femijet

Shpesh ndodh që prindërit t’i qortojnë fëmijët kur bëhen pis teksa hanë apo dhe kur luajnë Përsa I përket ushqimit pediatrja Lira Gjika ka një mendim tjetër dhe këtë e ka thënë në një status të saj në rrjetet sociale:

“Lëreni fëmijën të bëhet ‘pis’ me ushqim, është vetëm shëndet. Lëreni dhe nxiteni që ta zbulojë vetë shijen dhe kënaqësinë e të ngrënit; mos u trembni se u bë pis dhe nuk është i bukur. Fëmija i pastër nuk tregon se prindërit janë cilësorë, por përkundrazi që e privojnë atë, fëmijën, nga kënaqësia e të gjeturit, e të zbuluarit vetë të mjedisit. Prindërit që privojnë fëmijën nga zbulimi do të thotë që nuk kanë njohuri mbi shëndetin mendor dhe se ai fillon të ‘shkojë’ në vetëdije pikërisht me ushqimin, duke e shijuar dhe prekur vakt pas vakti. Ashtu si stimulohen gjëndrat sekretive të traktit orogastrointestinal për të prodhuar substancat që vlejnë për përpunimin e ushqimit, ashtu stimulohen dhe proceset psikike drejt zhvillimit, njohjes dhe perceptimit. Duke ndërtuar ekuilibrin pavetëdije-vetëdije, duke mos lejuar aktivizimin e mekanizmave të harresës që të veprojnë dhe të shmangin procesin. Fëmija steril është po aq i papërfillur dhe i neglizhuar sa dhe fëmija i mbajtur pis” , shkruan Lira.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor