Femijet 7 Dhjetor 2020

"Pusho mi ti se je vajzë”...Dua t’u them nënave dhe gjysheve që...

Femijet

“Se ajo është vajzë”
“Nuk i gjen gjë vajzat, mi jo, ç’ti bësh djalit. Të gjithë i kemi sytë te ai dhe ai, po sëmurë mbeti. Ndërsa vajza si top, asgjë se gjen”. “pusho mi ti se je vajze” apo “ta pres gjuhën të flasësh kështu, pale je dhe vajzë”
Këto shprehje dhe të tjera si këto, janë pjesë e bisedeve që prindër dhe gjyshër vazhdojnë t’i zhvillojnë si njëherë e një kohë. Çështë më e keqja, këto biseda i dëgjon më shumë nga nënat dhe gjyshet apo kur i thonë baballarët dhe gjyshërit ato, nëna dhe gjyshja heshtin. Kjo mënyrë të shprehuri apo heshtja, kur duhet të ndërhyjnë, tregon që diskriminimi femër-femër i ka rrënjët në familje dhe për pasojë ushqen dhe zhvillon diskriminimin femër-mashkull. Dua tu them nënave dhe gjysheve të kenë kujdes, se sjellja përçmuese ndaj vajzës njëlloj e prek edhe djalin, pasi ai ende nuk di se “është vlerë” të jesh mashkull dhe “nuk është vlerë” të jesh femër. Ai mbrojtjen e pret nga nëna, pra femra dhe kur shikon si sillen me motren, që është edhe ajo e vogël, trembet, ndihet keq dhe nuk di ku të besojë. Kujdes prindër dhe gjyshër. /Lira Gjika

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor