Pijet 6 Dhjetor 2020

Liker me mandarina për t’u dhënë shije ëmbëlsirave dhe sallatave të frutave

Pijet

Tipike e Siçilisë, kjo recetë është një dixhestiv perfekt për të aromatizuar tortat dhe akulloret e bëra në shtëpi. Aromatik, ky liker është i shkëlqyer edhe për t’u dhënë shije sallatave të frutave. I pasur me vitaminë C, në këtë recetë përdoren lëkurat e e këtij agrumi. Për përgatitjen e kësaj recete preferohet të zgjidhni mandarina biologjike.

Përbërësit:

Lëkura e 8 mandarinave

25 cl alkool

3 dl ujë

 250 gr sheqer

1 karafil

1 copëz shkopi kanelle

 

Përgatitja:

Hidhni në një tas alkoolin dhe më pas shtoni lëkurat e mandarinave, karafilin dhe kanellën. Zgjidhni një tas me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 10 ditë që të marrë shije duke tundur herë pas here tasin.

Hidhni në një tenxhere sheqerin dhe pak ujë, vendoseni në zjarr mesatar dhe lëreni të karamelizohet. Shtoni pjesën tjetër të ujit, lëreni të ziejë për disa minuta, lëreni të ftohet dhe shtoni alkoolin e karamelizuar.

Përziejeni, lëreni të pushojë dhe më pas kullojeni me kujdes dhe hidheni në një shishe.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor