Showbiz
Tirana është futur në atmosferën e festave të fundvitit, pavarësisht pandemisë. Kryeqyteti është zbukuruar hijshëm me ngjyrat dhe dekorin e festave të fundvitit, duke ngrohur sadopak atmosferën në këto ditë të vështira. Dhe më shumë nga të gjithë, ngjyrave dhe dritave të festave iu gëzohen fëmijët.
Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk i ka rezistuar dot kërkesës së Kajanit të vogël për të hipur në karusel, çast të cilin e ka fiksuar edhe në një fotografi.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Bekim! #BabeBir #FestatNeTirane”, shkruan Veliaj ne foton e publikuar në rrjetet sociale.