Pjata kryesore
Përbërësit: 4 karota, 2 patate, 1 qepë e vogël, 1 thelp hudhër, 200 ml lëng portokalli, piper i zi, kripë, xhenxhefil, arrë myshk dhe rozmarinë.
Përgatitja: Kaurdisim në tenxhere me pak vaj ulliri, qepën dhe hudhrën, shtojmë karotat e copëtuara dhe rregullojmë shijen me kripë, piper , arrë myshk dhe xhenxhefil pluhur. Shtojmë patatet dhe lëng perimesh , e ziejmë derisa të zbuten plotësisht. E bluajmë me blender, shtojmë lëngun e portokallit dhe e shërbejmë me vaj ulliri dhe rozmarinë.