Showbiz
Belén Rodríguez është një nga vajzat më të njohura të showbizz-it italian që ia del gjithmonë të shkaktojë bujë në programet ku merr pjesë, e për këtë duhet t'i jetë mirënjohëse edhe linjave të hatashme dhe pamjes gjithmonë të kuruar.
Mbrëmjen e djeshme, ajo shkëlqeu në finalen e programit të ndjekur “Tu si que vales”, në krah të Martin Castrogiovanni-t dhe Alessio Sakara-s, ku jo pak vëmendje tërhoqi edhe veshja e saj. 36-vjeçarja mbajti veshur një fustan të bardhë me një të çarë në këmbë, e cila e bënte të dukej tamam si një sirenë.
Ajo që duhet të dini është se për veshjen e modeles ishte kujdesur stilistja shqiptare Lia Stublla. Stilistja e njohur ka ndarë foton e Belen në Instagram, sigurisht krenare për punën e saj, ndërsa ka marrë edhe urime të shumta nga ndjekësit.