Showbiz 29 Nëntor 2020

Më në fund dikush mori hakun e konkurrentëve dhe uli në gjunjë Renato Mekollin, ja për çfarë bëhet fjalë

Showbiz

Në qoftë se do t’ju kërkonim të na thonit emrin e shefit tuaj të preferuar të kuzhinës, jemi të bindur që pas emrit të mamasë nuk do të ngurronit të përmendnit atë të Renato Mekolli. Djali nga Fieri erdhi si një furtunë jo vetëm në kulinarinë shqiptare, por mbi të gjitha në ekranin e vogël. Ai u shfaq fillimisht si një prej gjyqtarëve të programit aq shumë të ndjekur ‘’MasterChef Albania’’, por ‘’Hell’s Kitchen’’ përkoi me kulmin e suksesit televiziv.

Shef Renaton e kemi parë duke ulëritur, duke thyer gota e pjata, apo duke hedhur ushqimin në kosh, por ja që erdhi momenti ta shohim të gjunjëzuar, jo para ndonjë konkurrenti/konkurrenteje, por para njeriut të zemrës.

Shefi i njohur i kuzhinës pranoi publikisht një vit më parë se është në një lidhje dashurie. Që nga ajo ditë, ai nuk ka zbuluar asgjë rreth partneres, por mesa duket gjërat mes tyre janë bërë serioze. Mëngjesin e djeshëm, Renato ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit. Ai i ka propozuar për martesë të dashurës në Los Angeles, Kaliforni.

Ai ka publikuar një foto ku shihet i ulur në gjunjë para njeriut të zemrës, me unazën në dorë. Për herë të parë ai ka zbuluar dhe portretin e saj, ndonëse vetëm në profil.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor