Showbiz 29 Nëntor 2020

Kushton sa një makinë,Luana Vjollca i bëri të gjithë të flasin me vete me këtë fustan

Showbiz

Pas një shkëputjeje disa mujore, Luana Vjollca është kthyer sërish në ekran me "Shiko kush luan", programin argëtues të së shtunës mbrëma ku personazhe të njohura nga bota e medias, artit dhe politikës i nënshtrohen një sërë lojërave. Puntata e mbrëmshme iu dedikua shqiptarëve në nder të festave të 28-29 mëntorit. E sigurisht një vëmendje të madhe rrëmbeu edhe look-u i Luana Vjollcës, e cila si gjithmonë është shumë e kuruar në pamje.

Duket se këtë sezon të katërt moderatorja e njohur i ka qënduar shumë besnike brandit “Alexander McQueen”, me të cilin edhe e çeli siparin këtë sezon televiziv. Edhe mbrëmjen e djeshme, siç ka treguar në rrjetet sociale, moderatorja e njohur është veshur nga marka prestigjioze.

Por, sa ka kushtuar kjo veshje e bukuroshes bionde?

Sipas faqes së njohur të Instagram, “Shqip closet”, fustani “Haute Couture” SS20 me bust të punuar në argjend dhe zambak të kuq të mëndafshtë, me pjesën tjetër asimetrike me lulka të kuqe kushton 14 mijë euro, po aq ose më shumë nga ç'kushton një makinë. Këtë fustan Luana e ka kombinuar me takat “Louboutin” që kushtojnë 575 euro.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da S.C (shqipcloset) (@shqip.closet)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor