Showbiz 27 Nëntor 2020

Ermali dhe Hera e paskan gjetur zgjidhjen, ja si i kërkojnë falje Rezarta Shkurtës sa herë bëjnë gabime

Showbiz

Këngëtarja Rezarta Shkurta nuk e ka aspak problem të ndajë në rrjete sociale momente nga jeta e saj personale.

Shpesh në InstaStory-n e Rezartës shohim foto apo video nga përditshmëria e saj, ku sigurisht kryefjala janë Hera dhe bashkëshorti i saj, Ermali.


Duket se së fundmi, baba e bijë kanë bërë një “gabim”, ndaj i është dashur t’i kërkojnë falje Rezartës.

Mirëpo, falja kësaj here nuk ka qenë e drejtpërdrejtë, por nëpërmjet një letre.

Ermali dhe Hera i kanë kërkuar ndjesë mami Rezartës ndërsa kjo e fundit është shkrirë së qeshuri nga gjesti i tyre.

“Më fal mami, të dua”- shkruan Hera, ndërsa Ermali ka shkruar: “Më fal edhe mua (babi)”

“Kur dy bebat e mi bëjnë gabime. Të dua Ermal Hoxha”- janë fjalët me të cilat Rezarta ka shoqëruar postimin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor