Pjata kryesore 26 Nëntor 2020

Spaghetti të shëndetshme me salcë avokado; Receta në dy minuta nga Living

Pjata kryesore

Përbërësit: 120 g makarona 1 avokado e vogël 1 thelp hudhër 1 lugë fara pishe 1 lugë parmigiano ½ limon Kripë Piper 1 lugë vaj ulliri

Ziejmë makaronat në ujë me kripë sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë në blender bluajmë avokadon, hudhrën, parmigianon, farat e pishë, lëng limoni, kripë, piper dhe vajin e ullirit, shtojmë pak ujë nga makaronat dhe e bluajmë 2 minuta. E shtojmë salcën te makaronat dhe e shërbejmë me pak vaj ulliri dhe më shumë djathë nëse e dëshironi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor