Femijet 24 Nëntor 2020

Pediatrja Gjeorgjina Kuli shpjegon pse kemi rritje të numrit të fëmijëve të infektuar me Covid "Këto janë grupmoshat më të prekura"

Femijet

Mjekja pediatre-infeksioniste Gjeorgjina Kuli shpjegoi për “Abc-ja e Shëndetit” ndikimin që ka Covid tek fëmijët dhe simptomat që ata paraqesin. Kuli tha se moshat shkollore janë më të predispozuara për t’u infektuar ndërsa ata më të vegjlit janë më pak infektues. Më tej, ajo shpjegoi se trajtimi me medikamente kryhet në bazë të simptomave që ata shfaqin.

Pyetjes se pse kemi rritje të numrit të të infektuarve tek fëmijët, ajoi iu përgjigj: "Shifrat në rritje shkojnë paralelisht me rritjen në total sepse ne jemi tek 4 përqind dhe në vendet e tjera janë 7-8 përqind. Nga numri total vetëm 8 përqind është mosha 0-14 vjeç por duke u shtuar rastet pozitive shtohen dhe rastet e fëmijëve. Që nga fillimi i pandemisë kemi patur 700 fëmijë pozitiv nga të cilat vetëm një pjesë e vogël janë hospitalizuar, më pak se 2-3 përqind kanë kërkuar nevojë më të specializuar dhe ata të cilët kanë patur nevojë për suplemente oksigjeni apo kanë manifestuar një komplikacion të infeksionit.

Të gjitha moshat preken njësoj, por sigurisht nga veçoritë që kanë grupmoshat fëminore kanë dhe incidenca të ndryshme. Moshat shkollore janë më të predispozuar për t’u infektuar dhe më e përhapur infeksionin sepse bëjnë jetë më sociale. Të vegjlit është parë që janë më pak infektues sepse kanë dhe ngarkesë virale më të vogël. Grupmoshat mbi 11 vjeç dhe deri në arsimin preuniversitar mundësia e prekjes është njësoj si ndaj ekspozimit."

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor