Shendeti 23 Nëntor 2020

Zbulohet formula 100% efektive për një zemër gjithmonë të shëndetshme

Shendeti

Shëndeti i mirë i zemrës është një objektiv parësor që duhet ta ketë çdo njeri.  Njeriu mund të marrë disa masa, sado të vogla, për të bërë një ndryshim rrënjësor në shëndetin e zemrës.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës pëson një ulje shumë të madhe kur njeriu heq dorë nga jeta pasive dhe angazhohet në aktivitet fizik për të paktën një orë në javë. Ekspertët thonë se sa më aktiv të  jetë njeriu, aq më shëndetplotë është ai.

 
5 racione fruta dhe perime
Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës. Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve. Bëni një përpjekje të vërtetë dhe qëndrojini parimit të pesë racioneve fruta dhe perime në ditë. Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

10 minuta aktivitet fizik
Çdo ditë të paktën 10 minuta aktivitet intensiv fizik. Rekomandimet thonë që njeriu duhet të lëvizë minimalisht për 30 minuta në ditë, por 10 minuta munden të bëjnë ndryshim. Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50%. Ngjisni shkallët, ecni, lëvizni në të mirë të zemrës.

8 orë gjumë
Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën. Garantimi i saj mund të jetë proces sfidues për ju, megjithatë është shumë e rëndësishme. Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime. Këto hapa mund të provohen fillimisht gjatë harkut kohor të dy javëve përpara se të bëni ndryshime madhore në stilin tuaj të jetesës.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor